Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në Ditën Botërore e Diabetit bënë me dije se Diabeti është sëmundje kronike metabolike që karakterizohet me nivele të larta të glukozës në gjak (sheqerit në gjak), e cila me kalimin e kohës çon në dëmtime serioze të zemrës, enëve të gjakut, syve, veshkave dhe nervave.
IKSHPK:
Diabeti është sëmundje kronike metabolike që karakterizohet me nivele të larta të glukozës në gjak (sheqerit në gjak), e cila me kalimin e kohës çon në dëmtime serioze të zemrës, enëve të gjakut, syve, veshkave dhe nervave.
Më i zakonshmi është diabeti i tipit 2, zakonisht tek të rriturit, i cili shfaqet kur trupi bëhet rezistent ndaj insulinës ose nuk prodhon mjaftueshëm insulinë.
Në tri dekadat e fundit prevalenca e diabetit të tipit 2 është rritur në mënyrë dramatike në të gjitha vendet pa dallim nga niveli i të ardhurave.
Më shumë se 500 milionë njerëz aktualisht jetojnë me diabet në të gjithë botën.
Qasja në insulinë dhe kujdesin për diabetin mbetet sfidë për shumë njerëz.
Mbikëqyrja e sheqerit-glukozës në gjak është një komponent themelor i kujdesit për diabetin. 2LONLINE/