Restaurant BERLIN, që ndodhet në Gjilan, me lokacion në lagjen Dardania 1, ka begatuar menynë e saj në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, që iftaret të jenë të begatë ku për klientelën, do të servohet ushqim i freskët dhe i shijshëm dhe për këtë përkujdeset i tërë stafi i angazhuar, thanë drejtues të këtij Restauranti.
Drejtuesi I këtij Restauranti, Ermal Shkodra ka thënë se rezervimi i shumtë i iftareve në këtë muaj të agjërimit, ka bërë që menaxhmenti dhe stafi të ndihen të nderuar për shkak besimit me të cilën po i shpërblen klientela, andaj edhe kanë shtuar angazhimin në maksimum që mysafirët të ndahen përherë të kënaqur.
Sipas tij, me një kuzhinë ku të fascinon mjeshtëria e kuzhinierëve dhe me një shërbim të saktë e të përgjegjshëm, mysafirëve po u ofrohet meny e pasur, po u shërbehet ushqim i cilësisë së lartë, me çmime të arsyeshme, andaj edhe Restaurant BERLIN po ka mysafirë të shumtë.
Shkodra tha tutje se po ndjehet jashtëzakonisht falënderues dhe mirënjohës ndaj mysafirëve të cilët sipas tij ndahet të kënaqur nga shërbimi I stafit të Restaurantit.
“Mund të them lirisht se kemi mysafirë të shumë që na vizitojnë dhe shijojnë ushqime nga menyja jonë. Por ajo qe më bën të lumtur dhe të vazhdojmë tutje me punën tone është se klientët tanë po ndahen te kënaqur nga shërbimi dhe mikpritja që ne u ofrojmë. Gjate këtyre ditëve sa kanë kaluar të Muajit të Ramazanit, ne kemi pas mysafirë që kanë ardhur njëherë për iftar, iu ka pëlqyer ushqimi dhe saktësia e shërbimit, dhe të njëjtit pastaj kanë rezervuar edhe disa herë të tjera iftare, me mysafirët e tyre të ndryshëm, të cilët I kanë ftuar për iftar“, u shpreh Shkodra.
Për shkak të frekuentimit të shumtë të mysafirëve, në përgjithësi, Shkodra tha se janë në kërkim të shtimit të numrit të punëtorëve, derisa tha se me stafin aktual është jashtëzakonisht I kënaqur. Ai po ashtu potencoi se meqë kanë mbetur edhe disa ditë të Ramazanit, klientët mund të vazhdojnë të bëjnë rezervimin e tyre dhe të ndjehen rehat si në shtëpi të tyre, të shijojnë ngrohtësinë e ambientit dhe të ushqimit të tyre të preferuar.