Policia e Kosovës ka bërë me dije se sot, më 05 gusht 2021 në aksin rrugor Gërmovë – Sadovinë e Jerlive, komuna e Vitisë, pas informacioneve nga qytetarët dhe mediat, është identifikuar vozitësi i automjetit i cili është parë se ka rrezikuar sigurinë në komunikacion duke bërë tejkalim të ndaluar në vijë të plotë duke rrezikuar veten dhe të tjerët në trafik.
Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal në Gjilan kanë ndërmarrë masat duke e lokalizuar kundërvajtësin si dhe duke i shqiptuar gjobën përkatëse në bazë të ligjit .
Kërkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’u përmbahen rregullave në trafik ngase masat ligjore do të aplikohen ndaj secilit pa dallim. /2LONLINE.com/