Policia e Kosovës, konkretisht njësia e antitrafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ) në Mitrovicë, me datën 17 janar 2019, ka realizuar një urdhërkontroll në dy lokacione të caktuara në rajonin e Mitrovicës, konkretisht në Skenderaj, me ç’rast janë evidentuar tre persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kryerje të veprave penale ‘trafikim me njerëz’, ‘shërbime seksuale të viktimave të trafikimit’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.
Personi i arrestuar lidhur me këtë rast:
• R. L. lindur me 1958 m/sh/k
Gjatë kontrollit të kryer në trupin e të dyshuarit janë gjetur
• 4 revole armë
• 1 armë gjuetie
• 28 fishekë të kalibrave të ndryshëm
I dyshuari i arrestuar pas intervistimit është ndaluar për 48 orë, me vendim të prokurorit kompetent kujdestar.