Drejtoria rajonale e Policisë, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjilan vazhdon pandërprerë marrjen e veprimeve ndaj vozitësve që shkaktojnë kundërvajtje në rrugë dhe me këtë rrezikojnë veten dhe të tjerët, thuhet në komunikatën e Ppolicisë së Rajonit të Gjilanit.
Bazuar në bashkëpunimin me qytetar ku përmes një fotografie të pranuar në adresën zyrtare të Policisë është identifikuar vozitësi i cili ka bërë kundërvajtje duke parkuar ndaluar-parkuar veturën e tij në vendin ku është e ndaluar, në anën e kundërt të lëvizjes duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik. Menjëherë janë marrë masa ligjore ku është identifikuar kundërvajtësi dhe ndaj tij në bazë të Ligjit 05/L-088 mbi komunikacioni rrugor i është shqiptuar gjoba kundërvajtëse.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan është duke realizuar aktivitete të shtuara me tolerancë zero për të gjithë pjesëmarrësit që nuk respektojnë rregullat dhe shënjat në komunikacionin rrugorë. Këto aktivitete shtesë bëhen më qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve në komunikacionin rrugorë sidomos aksidenteve me fatalitet.
“Me këtë rast , Drejtoria rajonale e policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë dhe numrat kundestarë:192; 03850807590. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Gjilanit. /2LONLINE/