“Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjilan vazhdon pa ndërprerë marrjen e veprimeve ndaj vozitësve të veturave që shkaktojnë kundërvajtje në rrugë dhe me këtë rrezikojnë veten dhe të tjerët”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan .
Sipas tij, bazuar në bashkëpunimin me media nga ana e Policisë së Kosovës është identifikua vozitësi i cili bënë kthim gjysmë rrethor duke kaluar në korsin tjetër të rrugës njëkahore , menjëherë janë marrë masa ligjore ndaj tij.
“Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë shenjat dhe rregullat në komunikacion”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani. /2LONLINE/