Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugorë ka pranuar video-inçizim dërguar nga mediat lidhur me kundërvajtjen e shkaktuar në trafik ku shihen dy vetura duke tejkaluar në vijë të plotë me çka rrjedhimisht kanë rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacionin rrugorë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se menjëherë veprimet policore kanë rezultuar me identifikimin e personav/vozitësit e automjeteve (veturat BMW dhe Opel Astra) me tabela 06 dhe më pas shqiptimin e gjobës për kundërvajtësit në trafik sipas Ligjit 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugorë.
“Falënderojmë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin me Policinë dhe kontributin e tyre për të mundësuar një qarkullim pa pengesa në komunikacion rrugorë dhe siguri më të madhe rrugore për të gjithë, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE/