Shërbimet e sigurisë serbe kanë identifikuar rreth 20 të dyshuar të cilët kanë bërë thyerjen e kutive të votimit në tri vendvotime në veri të Mitrovicës, në mesin e tyre anëtarë të krahut të djathtë, “SNP Zavetnici”.
Mediat serbe raportojnë se në një afat të shkurtër do të bëhehet edhe arrestimi i rreth 20 anëtarëve të krahut të djathtë.
Krerët e shtetit serb njoftojnë se do të bëjnë një luftë të pamëshirshme kundër kriminelëve, tregtarëve të drogës dhe ekstremistëve.
Zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar që së shpejti do të pasohet një sulmi i ashpër mbi narko-mafinë. “Lufta do të jetë e pamëshirshme, sepse ne nuk do të lejojm të luajë dikush me shtetin”, ka deklaruar Vuçiq.
Kurse nga ana tjetër, kryeministri Ivica Daçiç tha se, vendi është i gatshëm për tu kundërvënë çdo lloj ekstremizmi, njofton Tanjug./Indeksonline/