Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan në tri raste në ndara ka hasur në kundërvajtës në trafik të cilët me veprimet e tyre kanë renë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.
Në njërin rast, policia në pikë të kontrollit ka hasur kundërvajtësin i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është tetëdhjetë (80) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e dyzet e tetë (148) km/h. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.
Ndërsa në dy raste të tjera ka hasur në kundërvajtës të cilët kanë tejkaluar në vijë të plotë, ndaj të njëjtëve ka shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë, thuhet në njofitmi ne policisë. /2LONLINE/