Policia në rajonin e Gjilanit ka pranuar dëshmi lidhur me dy kundërvajtje të shkaktuar në dy raste të ndara.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se menjëherë masat dhe veprimet policore kanë rezultuar me identifikimin e personit/automjetit dhe shqiptimin e gjobës për kundërvajtësin në trafik sipas ligjit në fuqi.
“Falënderojmë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin me Policinë e Kosovës dhe kontributin e tyre për të mundësuar një qarkullim pa pengesa në trafik dhe siguri më të madhe rrugore”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani. /2LONLINE.com/