Autoritetet policore njoftojnë se Njësia Mobilie me Pajisje Inteligjente gjatë kontrollit në trafik përmes veturës me pajisje inteligjente “SMART PATROL” ka identifikuar duke qarkulluar mjetin e transportit të udhëtarëve (autobus) të paregjistruar.
Përveç shqiptimit të gjobës (300 €) të njëjtit i janë konfiskuar targat dhe është larguar nga trafiku. /2LONLINE/