Nga: Agron Bislimi
• Kosova ka kapacitet 900MWh, ne 3 muajt e dimrit ngarkesa maksimale arrin (peaku) 1400MWh, ndryshon ne orët e ditës dhe me temperaturat e jashtme. Ndryshimi në pagesë krahasuar me vitin e kaluar do te jete 20-30 milion euro, qeveria t’i paguajë tarifat (parat tona) pa u ankuar çdo ditë se po e paguan KWh disafish më shtrenjtë.
• Një mënyrë është bllok tarifa, mbi 1000kwh çmimi të trefishohet, kjo ndikon edhe në përmirësim të përdorimit të energjisë racionalisht, me përdorë energjinë elektrike kur ke nevojë (energjia më e pastër është ajo që fitohet nga kursimi i energjisë), temperatura max 24° C,
• Ndërtesat (shtëpitë) të ndërtohen me performancë dhe standarde eficiente (shumica e ndërtesave nuk përmbushin as kriterin e ndërtimit 40% ndërtim, 60% gjelbërim)
• Nëse kulmi, çatia, dyshemeja urës termike, te ndërtesat dhe shtëpitë do të ishin të izoluara me standard të EU, të gjithë pajisjet elektrike dhe ndriçimin eficient, do të kishin nevojë vetëm për 20% të energjisë, duke kursye 80% të energjisë, nevojat për energji nga rrjeti zvogëlohen.
• Ndërtesat (shtëpitë) 0 energji në kulmet e tyre (oborr) kanë të instaluar panelet solare apo burime tjera të ripërtërishme ku i mbulojnë nevojat për vete duke mos pas nevoje për rrjete.
• Ndërtesat 0+ energji me burimet e riperterishme të instaluara përveç nevojave të veta, energjinë e tepërt e dërgojnë në rrjet.
• Zgjidhje, se pari kursim i energjisë, përdorimi me vend sipas nevojës, përdorimi racional, kurse duke përdorë energji, pagesa ne veri, eliminimi i keqpërdorimit të rrymës. Ndërtesa 0, 0+energji: pajisje elektrike eficiente, izolim me standarde, panele solare dhe burime tjera në kulm të shtëpisë, të ndërtesave. /2LONLINE/