(2LONLINE) – Tefik Ibrahimi, kandidati i Aleancës Kosova e Re (AKR), për këshilltarë komunal, hiq bartësin e listës, doli të jetë më i votuari brenda këtij subjekti me302 vota. Ky subjekt politik do të përfaqësohet në Kuvendin Komunal të Gjilanit me dy këshilltarë, por se nuk do të jetë Tefik Ibrahimi, për arsyeje se na AKR do të shkojnë në Kuvend bartësi i listës dhe kandidatja femër më e votuara, dhe kjo e ka revoltuar ibrahimin.
Ai nuk ka hezituar ta vlerësoj këtë si diskriminim i kandidatit për Kuvend Komunal, diskriminim i votës së votuesve dhe abuzim me votën e qytetarit nga ana e KQZ-së , i cili, sipas Ibrahimit, zbaton një nen të ligjit mbi zgjedhjet që është i tejkaluar për kohën, andaj edhe e quan këtë turp.
“KQZ ka publikuar rezultatet përfundimtare dhe për fat të keq mua më është bërë një padrejtësi që kalon çdo normë duke më diskriminua mua dhe votuesit e mi. Duke abuzua me votën e shenjtë të qytetarit! Nga AKR-ja për KK të Gjilanit, KQZ ka përcaktua dy kandidat, bartësin e listës Arben Maliqin që i merr padrejtësisht dhe pa mund të gjitha votat e kandidatëve (këtë ia mundëson Ligji që kurrë nuk është ndryshua) dhe Mizafere Ismajli qe ka 69 vota e që për shkak të gjoja gjinisë ia mundëson po ky Ligj diskriminues për mua dhe votuesit e mi”, ka thënë Ibrahimi.
AI tha se ka fituar më së shumti vota nga votuesit gjithsej 302, dhe përjashtohet në bazë të këtij Ligji që abuzon me votën e shenjtë të votuesve.
“Nuk jam kundër përfaqësimit të gjinisë femërore në Kuvend Komunal. Por, KQZ-ja duhet të ketë parasysh diferencën në vota ndërmjet meje dhe kandidates qe e ka përzgjedh. Nëse KQZ do përfaqësim proporcional në Kuvend Komunal atëherë përse nga subjektet politike nuk është kërkua që 30% e bartësve të listave të jenë femra”, thotë Ibrahimi.
Sipas tij, në këtë mënyrë nga 20 subjekte ne Gjilan sa kanë marrë pjesë në zgjedhje mbi 6 femra do të duhej të ishin bartëse të listave, përndryshe ka qenë vetëm një.
“Me të drejtë mund të shtrohet pyetja se atëherë për kë votuan 302 votues që më kanë votua mua? Unë votuesit e mi i falënderoj shumë dhe ju uroj shëndet, të mira dhe gëzime. Turpi i takon Ligjit dhe KQZ-së që zbaton njëanshëm këtë Ligj. Por, kjo është Kosova. Turp!”, ka përfunduar reagimi ne tij Tefik Ibrahimi i AKR-së. /2linline/