Ibish Ibishi, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit, i cili kohë më parë kishte braktisur Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në seancën e sotme ka kërkuar t’i hiqet te emri që ka përpara akronimin AAK, pasi po figuron akoma.
AI tha se dëshiron të jap një sqarim apo heqje dileme, pasi akoma figuron “Ibish Ibishi – AAK”, ngase ai do të vazhdojë të jetë tutje, si kuvendar i pavarur.
Ibishi ka bërë me dije se kjo nuk do të ndikojë në angazhimin e tij pasi ai edhe më tutje do të vazhdojë dhe do të përkrah çështjet që kanë të bëjnë me interesin qytetar, transmeton 2LONLINE.
Duke iu referuar asaj se subjekti i tij i deritanishëm AAK, është pjesë e pozitës, Ibishi po ashtu tha se dëshiron të bëjë të ditur se të qëndruar në të njëjtën tabor, tani për tani është i pakuptimtë, prandaj ai do të vazhdojë si i pavarur, por se cili do të jetë pozicioni i tij, pozitë apo opozitë, do të mësohet shumë shpejtë.