Musa Hajdari, atleti më i mirë në vend do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror në atletikë, që mbahet nga 22-30 gusht në Beijing të Kinës. Hajdari është anëtar i kampionit në fuqi Rogana dhe i kombëtares së Kosovës, i cili është i gatshëm në çdo pikëpamje për sfidën që e pret në shtigjet e mesme. Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) e ka zyrtarizuar emrin e Hajdarin në faqen e saj zyrtare që do të marrë pjesë.
http://botasot.info/sporti/439913/iaaf-e-zyrtarizon-hajdarin-per-boteror/