DYLON

Thaçi: Rinia duhet t’i japë shtytje zhvillimeve në vend

Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi në Ditën ndërkombëtare të rinisë tha se të rinjtë kosovarë janë pasuria më e çmuar e vendit dhe se rinia duhet t’i japë shtytje zhvillimeve në vend.

Ja postimi i tij i plotë në Facebook:

EkoHigjiena

“Ju të rinjtë kosovarë jeni pasuria më e çmuar e vendit tonë. Rinia jonë është ajo që duhet t’i japë shtytje dhe t’i prijë zhvillimit të vendit. Me energjinë, shkathtësitë dhe kreativitetin tuaj, askush nuk do të mund të na ndalë në bërjen e Kosovës një shoqëri dhe shtet shembull për të gjithë rajonin. Në periudhën e tranzicionit të gjithë jemi përballur me sfida jo të lehta politike. Tani është koha që t’i jetësojmë në tërësi politikat për fuqizimin e rinisë, asetin kryesor për konsolidimin ekonomik dhe rrugëtimin evropian të Kosovës. Gëzuar Dita Ndërkombëtare e Rinisë!”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.