Autoritetet policore të rajonit të Gjilanit, në raporti ne tyre për 24 orët e fundit, kanë bërë me dije për një rast “vjedhje” që është regjistruar në Kamenicë.
Pasi ankuesi kishte njoftuar policinë se në oborrin e shtëpisë së tij i është vjedhur vetura nga një person i dyshuar, te cilin ankuesi e ka identifikuar, policia është vënë në veprim.
“Pas kërkimit nga njësitet policore është gjetur vetura dhe është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimi ne policisë. /2LONLINE/