/2L ONLINE/ – Autoritetet Policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije për një rast që ka ndodhur në Zhegër të Gjilanit ku ankuesi ka raportuar në Policinë e Kosovës se i dyshuari derisa ka qenë duke punuar tek ai, i ka marrë një sharrë motorike (cirkular) për prerje të drunjve në shërbim.
Por, më pas mësohet se ai mjetin e njëjtë ia ka shitur një personi të tretë, duke e shpërdoruar kështu mjetin e tij.
Vlera e motor sharrës vlerësohet të jetë 250 euro.
Rasti që policia e ka klasifikuar si shpërdorim i pasurisë së huaj, i referohet Prokurorisë Themelore me procedurë të rregullt. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/