/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar nga Kumanova, Republika e Maqedonisë, për një rast të mashtrimit, të kryer në Gjilan. I dyshuari i arrestuar kishte marrë nga ankuesja 2000 € ta dërgon vëllain e saj në Zvicër.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë per 2LONLINE, se i dyshuari pasi ka marrë të hollat, vëllain e ankueses e ka dërguar në Greqi dhe ka ikur, viktima ishte arrestuar nga policia Greke.
“Policia e Kosovës njësiti i hetimeve nga stacioni Policor i Gjilanit ka arritura ta arrestoj të dyshuarin shtetas i Maqedonisë. Gjatë intervistimit janë gjet prova të qëndrueshme se këtë vepër e ka kryer për te përfituar personalisht”, ka thënë zëdhënsi Hashani.
Sipas tij, me vendim të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit shqiptohet masa e ndalimit për 48 ore. Rasti procedohet në Prokurori. /2L ONLINE/