Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast “Kanosje ndaj personit zyrtar”, që është regjistruar në Gjilan.
Sipas ankuesit, që është polic, bëhet me dije se para derës së oborrit, ai ka gjetur 10-fishekë të kalibrit 7.62 mm. Ankuesi dyshon se kjo është kanosje dhe ndërlidhet me punën e tij në polici.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.
Rasti është duke u hetuar.
KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Gjilan 20.11.2021-13:29. Ankuesi mashkull kosovar, pjesëtar i PK-së, ka raportuar se para derës së oborrit, ka hasur 10-fishekë të kalibrit 7.62 mm. Ankuesi dyshon se kjo është kanosje dhe ndërlidhet me punën e tij në polici. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar. /2LONLINE.com/