Policia e Kosovës njësiti i hetimeve nga stacioni Policor i Gjilanit, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, kanë bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, shqiptar-shtetas i Kosovës, me banim në fshatin Livoç i Ultë të Gjilanit, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se bastisja ka rezultuar pozitiv me ç ‘rast në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një pushke automatike e llojit: AK-47 ngjyrë e zezë, kalibër;7.62 mm dhe një karikator i zbrazët.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, lënda shkon ne procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore. /2LONLINE.com/