“I vetëm në banesë” një komedi romantike, me autor Avni Shkodra e në regji të Natyrë Kallaba, do të vije sonte premierë në Teatrin e Qyteti të Gjilanit.
Luajnë: Alban Shahiqi, Mejreme Berisha, Emine Toska, Safete Mustafa-Baftiu, Njomëza Kalaveshi, Tringa Hasani.
Skenografi dhe kostumet: Bekim Korça.
Realizatorë të skenografisë: Mejdi Hoti, Haki Aliu dhe Fehmi Hoti.
Koreografia: Bekim Korça
Muzika: Florim Gagica
Dizajni i dritave: Fatmir Halili
Inspicient dhe organizator: Raif Haziri
Rekuizitat: Suad Berisha
Shfaqja“I vetëm në banesë”, sonte në ora 21:00.
Rreth shfaqjes:
Artani, rreth të tridhjetave, skenarist, fillon të shkruaj skenarin e tij të radhës. Blerina, gruaja e Artanit, shkon në një seminar, për ta lënë Artanin vetëm në banesë. Në skenarin e tij, si personazhe imagjinare, Artani fton gra të tjera në Banesë, fshehtas nënës, e cila e viziton shpesh edhe në imagjinatën e tij.
Artani humb sensin e realitetit, duke i komplikuar edhe më shumë situatat me personazhet që e rrethojnë.
Personazhet që vijnë në mënyrë fiktive, Artanin e sjellin në një sfidë në mes të dëshirës për flirtim dhe të qëndruarit besnik ndaj Blerinës.
Postierja nr 69, shërbëtorja, psikologia, Vaska, abazhurët, pasqyrat, telefoni, laptopi, picat, xhointi, audiencës i servohen me një qasje konceptuale bashkëkohore, të përcjella me koreografi, lojë dhe këndim.