/2L ONLINE/ – LDK e Gjilanit përmes një komunikate ka bërë me dije se Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në takimin informues me Kryetar të nëndegëve në bashkërendim me Komisionin e Degës për Shëndetësi si dhe Ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmani raportuan lidhur me zhvillimet në këtë sektor.
Për punët e deritanishme raportuan dhe informuan Ministri I Shëndetësie, Imet Rrahmani, Drejtori I Drejtoratit të Shëndetësisë ,Nexhat Hajrullahu si dhe Drejtori I QKMF-së Fejzullah Berisha.
Lidhur me të arriturat, sfidat dhe problemet nga niveli qendror ministri Rrahmani I cili në të njëjtën kohë është edhe Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë së Degës, përmendi përmirësimin e shërbimeve në tri nivelet si atë parësor, sekondar dhe terciar, me theks të veçantë furnizimin me barëra dhe material tjetër harxhues nga lista esenciale e MSH-së.
Drejtori I QKMF- Fejzullah Berisha u angazhua dhe informoi rreth vazhdimit të renovimeve nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare, si në qytet, po ashtu edhe nëpër punkte, ku hyjnë edhe sigurimi i mjeteve dhe aparaturës së nevojshme për punë.
Ndër projektet e rëndësishme të realizuara vlen të përmendet – Skriningu i Kancerit të Gjirit nëpërmjet të Mamografit Mobil, si dhe përfundimi i Projektit të Kontrollave Sistematike të nxënësve të shkollave fillore të Komunës së Gjilanit, përpunimi I rezultateve dhe prezentimi I tyre para të gjithë Drejtorëve të Shkollave fillore, Drejtoratit të Arsimit, Drejtoratit të Shëndetësisë, Komitetit për Shëndetësi, QKMF-së dhe ekipeve të cilat kanë realizuar këtë projekt, Ministrisë së Shëndetësisë si dhe përfaqësuesve të OBSH-së.
Në anën tjetër Drejtori I Drejtoratit, Nexhat Hajrullahu u përqëndrua në sfidat dhe të arriturat e Drejtorisë me kategoritë sociale, ku ndër të tjera përmendi edhe përkujdesjen ndaj familjeve në nevojë me sigurimin e barërave për një numër të nevojtarëve, si dhe duke ua siguruar strehimin mbi 90 familjeve gjilanase, ku falë punës së madhe dhe angazhimit të Kryetarit Haziri, përmes fondit të solidaritetit po arrijmë të zbusim sado pak gjendjen e rëndë të kësaj kategorie, thuhet n fund të komunikatës së LDK-së së Gjilanit. /2L ONLINE/