/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës njësiti i hetimeve, nga stacioni policor i Kamenicës ka arritur të identifikoj dy persona të dyshuar në lidhje me një rast që ka ndodhur më herët i cilësuar “vjedhje e pyllit”.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se dy personat e dyshuar shqiptar shtetas të Kosovës, janë intervistuar dhe te ta janë gjet fakte të qëndrueshme se në fshatin Feriqevë të Kamenicës kanë prerë rreth (30) tridhjetë copa lisa në pronën e shtetit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Agjensioni Pyjor i Kosovës-dega Kamenicë te cilët kane bërë vlerësimin e dëmit.
Rasti i referohet NJHK-së. /2L ONLINE/
/fotoilustruese/