Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim trajnerin dhe lojtarët e klubit e volejbollit në kategorinë e meshkujve “Drita”, të cilët i ka uruar për suksesin e madh të arritur pasi e sollën Kupën e Federatës në Gjilan pas 23 vjetësh.
Kryetari Hyseni me këtë rast ka thënë ndihet krenar me këtë sukses, derisa u ka ofruar mbështetjen me të gjitha kapacitetet komunale. /2LONLINE/