Policia e Kosovës ka bërë me dije për një rast ku ankuesja femër kosovare ka njoftuar se kishte pranuar një bankënotë prej 20 eurove nga një person i panjohur.
“Monedha dyshohet se është e falsifikuar dhe është konfiskuar nga forenzika. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /2LONLINE.com/