(2L ONLINE) – Ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje, sidomos në dy muajt Korrik e Gusht, përveç familjarëve të tyre në Gjilan iu gëzohen pamasë edhe taksistët e Gjilanit, bizneset tregtare e shërbyese e ët gjitha ata që u shtohet puna. Por, tani pothuajse me shkuarjen e pjesës më të madhe të mërgimtarëve, ata thonë se iu janë kthyer rutinës duke e shërbyer klientelen vendore, në përpjekje për të fituar nga ta ndonjë cent a euro.
Sipas regjistrimit të fundit, Gjilani ka dal me mbi 92 mijë banorë por se vlerësohet se ky numër është dukshëm më i madh sepse mendohet se një e treta e qytetarëve të Gjilanit janë mërgimtarë, duke jetuar e vepruar në vende të ndryshme të botës.
Se kemi një numër të madh të gjilanasve që jetojnë e veprojnë në ndonjë vend jashtë Kosovës, e ka potencuar edhe kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri gjatë një prononcimi të mëhershëm duke thënë se sipas disa vlerësimeve, Gjilani ka 32 për qind të qytetarëve të saj që jetojnë në Evropë dhe se në muajin korrik dhe deri në fund të gushtit, Gjilani pret fluksin më të madh të bashkatdhetarëve. Ata në Gjilan mbajnë familjet e tyre nëpërmjet asaj qe njihet si remitencat.
Përndryshe, Edhe Ministri i Diasporës Ibrahim Makolli, gjatë një qëndrimi të tij në Gjilan kishte thënë se Anamorava është rajoni që ka më shumti mërgimtarë që jetojnë në shtete të ndryshme. /2L ONLINE/