DYLON

Formula më e mirë, zgjedhjet e reja

Avatar photo Redaksia

Diplomati Lisen Bashkurti ka analizuar situatën politike në Kosovë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe ka thënë se ka një degradim politik dhe zgjedhja më e mirë do të ishin zgjedhjet. “Vendimi është atribut i gjykatës. Pas vendimit ka një degradim të situatës politike dhe një zhvlerësim të produktit të zgjidhjeve të para tre muajve. Më së miri dhe më e mundshme do të ishin zgjedhjet e parakohshme, nuk është opsion i përjashtuar. Si do që të jetë, situata e ka humbur kredibilitetin moral. Formula më morale dhe legjitime do të ishin zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, por mbetet për t’u parë se çfarë hapash do të hedhin aktorët. Aty nuk po funksionojnë negociatat, kur kërkon maksimalen rrezikon t’i humbësh të gjitha, nuk hyhet me kërkesa sublime” ka thënë Bashkurti në një intervistë për “Ora News”.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.