(2LONLINE) – Policia Rajonale e Gjilanit ka bërë me dije se nga qendra e regjistrimit të veturave në Viti, gjatë regjistrimit të një automjeti, është vërtetuar nga baza e dëshmive, se vetura e modelit Volvo me targa vendore, viti i prodhimit 2008, që i dyshuari po tentonte ta regjistroj, është e dyshuar për shmangie nga dogana.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se vetura është konfiskuar dhe është sjellë në Stacionin Policor në Viti. Për rastin është njoftuar njësiti i Auto-Krimeve në Gjilan dhe prokurori kujdestar.
Ne lidhje me rastin po merret njësiti i Auto-Krimeve. /2lonline/