/2L ONLINE/ – Lidhur me një rast të mëhershëm të një incident “Lëndim i rëndë trupor”, që kishte ndodhur ditë më parë, në Gjilan, policia iahste duke i zhvilluar hetimet dhe ishte në kërkim të të dyshuarit, i mitur, e që tani ai, së bashku me nënën e tij është paraqitur ne zyret e stacionit policor në Gjilan.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se gjatë intervistimit në prani të mbrojtësit dhe prindit të tij janë gjetë fakte se ai është i involvuar në incident, ku fillimisht me një brisk e kishte goditur viktimën në këmbën e djathtë. Gjithashtu gjatë përleshjes i dyshimti me një guri e kishte goditur në kokë, në pjesën e pasme, edhe viktimën tjetër po ashtu i mitur, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
“Prokurori ndaj të dyshuarit lëshoi vendimin mbi ndalimin për 24 orë. Mjeti i mprehtë (një brisk xhepi) me te cilin dyshohet se e ka kryer veprën është konfiskuar. Dy viktimat janë jashtë rrezikut për jetë”, thotë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. /2L ONLINE/