(2L ONLINE) – Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri, sot ka mbajtur takimin e rregullt me strukturat e saj. Saranda Bllaca, zëdhënëse e Degës së LDK-së, ka bërë të ditur se takimi është vazhdimësi ne dialogun e brendshëm në LDK për formimin e institucioneve së Kosovës, ku edhe njëherë i është dhënë mbështetje kryesisë së LDK-së dhe kryetarit të saj, në vazhdimin e angazhimeve politike për ndërtimin e institucioneve qendrore.
Sipas sja, po ashtu, strukturat e LDK-së janë njoftuar sot nga drejtori i Bujësisë, Ramiz Ramadani, për punën dhe projektet e mëdha qe po realizohen në këtë sektor shumë të rëndësishëm të shtetit, sikurse edhe nga Fejzulla Berisha për punën e mirë që po bëhet në sektorin e shëndetësisë primare.
“Strukturat e LDK-së në Gjilan i kanë rikonfirmuar mbështetjen e fuqishme kryetarit Lutfi Haziri për punën e madhe që po e bënë për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve të Gjilanit, sikurse edhe drejtorëve komunal për angazhimin e tyre maksimal në të mirë të qytetarëve të Gjilanit”, ka thënë Saranda Bllaca, zëdhënëse e Degës së LDK-së. /2L ONLINE/