I harruam apo na i vodhën Germat!?
/Xhelil ARIFI/
Loja gjithmonë është luajtur në Dodonë
Edhe pse faqezinjtë deshën ta zhvendosin në Olymp
Historinë akoma na i mjegullojnë fjalët e pathëna
E ne edhe sot nuk e kemi të qartë
Se kush na i vodhi germat
Apo ne i harruam vet ato
Dhe nuk deshifrojmë dot legjendat
Për heronjtë tanë mitik
Orakulli ishte i zënë me zanat
Kure vranë Akilin
Apo edhe ay harroi
Amanetin e Dodonës!