Policia e Rajonit të Gjilanit ka bërë me dije për një rast që është cilësuar si “Armëmbajtje pa leje”, ku Policia e Kosovës, njësia e hetimeve e stacionit policor të Gjilanit, ka realizuar bastisje në shtëpinë e te dyshuarit në fshatin Vërbicë e Zhegocit, komuna Gjilan.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar një armë gjahu e llojit “ Pump Shotgun ‘’ Cal.12GA e prodhimit turk me leje të skaduar.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të Prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. /2LONLINE.com/