Sot me 11 qershor 2021 , rreth orës 08:00 Policia e Kosovës (PK), njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Kamenicës mbështetur në urdhër kontrollin e leshura nga Gjykata Themelore Gjilan –Departamenti për krime të rënda, kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit N. D. (1973) nën dyshimin për vepër penale “Mbajtja ne pronësi kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve”.
Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie e llojit “SARS ILMAZ SILAH SANAYI-DUZCE, Modeli- 12 GA”, prodhim –Turk .
Poashtu gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar municione të llojeve të ndryshme: katër (4 ) copë fishekë 12GA, njëzet e tetë (28 ) copë fishekë C-3.6 Z.G, pesë kuti me municion “LONG RIFLE 5.6 mm”, dyzet e pesë (45) gëzhoja 12 GA , njëmbëdhjetë (11) copë fishekë cal 8.57 mm, si dhe tre (3)fishekë kalibër të ndryshëm .
Arma në fjalë nuk ka leje përkatëse.
I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit për Krime te Rënda i cili urdhëron që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti penale “Mbajtja në pronësi ,kontroll ose posedim i pa autorizuar të armeve “.
Rasti procedohet në procedurë të rregullt në Gjykatë. /2LONLINE.com/