(2L ONLINE) – Autoritetet policore raportojnë për një rast ‘dhunë familjare”. Në Gjilan, raportohet se është arrestuar një mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktimës i është afruar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje. Policia e ka klasifikuar rastin si “dhunë familjare”, por nuk e ka qartësuar relacionin familjar të sulmuesit me viktimën. /2L ONLINE/
/fotoilustirm/