Në njoftimin për shtyp, pranë emrit Qerim S. mund të lexohej vetëm kaq: “Zdrukthtaria Realta”. Ai, me tavolinën e tij të sallonit, ka fituar çmimin e parë për talentin e tij si yll në kategorinë e zdrukthtarëve të rinj. Para kësaj ai ishte ngjitur në majë të listës në përzgjedhjen e bërë për kantonin e Graubündenit, në Chur.
Por, kush dëshiron ta vizitojë Qerimin në vendin e tij të punës në Realta, duhet ta kërkojë atë në arealin e burgut, pasi që ky qytetar i Cyrihut me rrënjë nga Kosova ndodhet në vuajtje të një dënimi.
Në Realta ai ka mbaruar një zanat si praktikant i zdrukthëtarisë. Këtë e ka bërë duke fituar notën 5.7 dhe duke e lënë më shumë se të kënaqur mjeshtrin e tij mbikëqyrës, Markus Balzer.
Kualifikimi ka zgjatur dy vjet, ndërsa Qerim S. do të dëshironte që ta mbaronte ciklin e plotë të zanatit të zdrukthëtarisë, shkruan südostschweiz.ch. të cilës i referohet albinfo.
Por atij nuk i mbetet mjaft kohë për këtë, sepse, pas përfundimit të vuajtjes së dënimit aii duhet të braktisë Zvicrën.