/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se sot me urdhër të Gjykatësit të procedurës paraprake, Policia e Kosovës, njësitet hetuese të stacioni policor në Gjilan, pasi kanë pas informata të besueshme përmes rrugëve operative, kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit D.H.(1985) në lagjen e Muhaxhirëve në fshatin Livoç i Epërm të Gjilanit, nën dyshimin për posedim të armëve të zjarrit.
Hashani ka bërë me dije se në shtepinë e te dyshuarit gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar nga Policia e Kosovës:
1. Një Pushkë AK-47 .
2. Një pushke Gjysme Automatike .
3. Një (1) Pistolet Prodhim gjerman ME9 Mini-Para cal.9.mm P.A
4. Dy Karikator Të zbrazët
5. Katër (4) fishek 7.62 mm
6. Një karikator i pistoletës i zbrazët.
7. Një Maskë e Gazit
8. Katër fatrolla të thikës
9. Dy fatrolla të shufrës
10. Një shufër metalike
11. Njëmbedhjët (11) thika të llojeve të ndryshme
12. Dy (2) shpata dhe një yll metalik.
13. Një shufër e gomës
14. Dy (2) Bateri Meglite
15. Dy shkop Bejzbolli
16. Gjylë (mjet i luftërave të lashta)
17. Katër Palë Dylbi të llojeve të ndryshme.
Me urdhër te Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda i dyshuari Ndalohet për 48 orë në Qendrën e Ndalimit në Gjilan.
Rasti i kompletuar dërgohet në Gjykatë. /2L ONLINE/