DYLON

Shkolla “Andrea Durrsaku” përuron parkingun e bicikletave

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në oborrin e Shkollës së Mesme të Lartë Profesionale “Andrea Durrsaku” u bë promovimi i parkingut të bicikletave, i ndërtuar me donacion nga FIQ, Forumi për Iniciativa Qytetare. Me rastin e këtij përurimi morën pjesë zyrtarë të lartë komunal, Nënkryetari Fatmir Matoshi, Drejtori i Arsimit Agim Shkodra, drejtoresha e Kulturës Venera Dërmaku – Rexha, përfaqësuesi i FIQ Nazim Haliti, përfaqësuesi i kompanisë ALBIMI, Besnik Rrudhani dhe shumë profesor e nxënës të kësaj shkolle.

Nënkryetari i Komunës Fatmir Matoshi, në fjalën përshëndetëse në emër të Kryetarit Begzad Sinani, ka thënë se këto janë projektet që kemi dëshirë ti shohim në komunën tonë. “Rregullimi i këtij parkingu për bicikletat është tregues se komuna zhvillohet nga të gjithë ne, angazhimi i drejtorit Qamil Qehaja është për tu marrë shembull nga të gjithë. Në emër të Komunës së Kamenicës e falënderoj Forumin për Iniciativa Qytetare dhe kompaninë ALBIMI për donacionin e dhënë. Shpresoj që ky parking të mbushet plot dhe të jetë në përdorim nga të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit” tha nënkryetari Fatmir Matoshi.

EkoHigjiena

Drejtori i SHMLP “Andrea Durrsaku”, Qamil Qehaja, ka falënderuar donatorët dhe është zotuar se nuk do të mungojë angazhimi i tij dhe i gjithë stafit që këtë shkollë ta bëjnë sa më të mirë dhe sa më moderne e atraktive për nxënësit.

Përfaqësuesi i FIQ Nazim Haliti, ka shprehur kënaqësinë që organizata e tij pati mundësinë të investojë në këtë projekt, dhe kjo falë angazhimit të stafit të shkollës dhe drejtorit Qamil Qehaja.

Vlera e projektit ishte 3700 euro, ndërsa përfaqësuesi i Kompanisë ALBIMI nga Gjilani, Besnik Rrudhani për katër nxënës të kësaj shkolle dhuroi nga një bicikletë. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.