Sot, Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani është pritur në takim nga Drejtori Avni Hajrullahu dhe stafi menaxhues i Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni Autobusëve”, Gjilan, si dhe Kryetari i Shoqatës të Transportuesve në Gjilan, Rexhep Sejdiu.
Në këtë takim është bashkëbiseduar për të gjitha aktivitetet e përditshme të NPL “Stacioni Autobusëve”, Gjilan.
“Ku pas pasqyrimit të arriturave dhe sukseseve të Ndërmarrjes vendosëm që në të ardhmen të bashkërenditim të gjitha objektivat e zhvillimit të mëtutjeshëm të Ndërmarrjes, që me qëllimin e vetëm të ofrimit dhe lehtësimin e lëvizjes të qytetarëve brenda dhe jashtë komunës së Gjilanit”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik. /2LONLINE/