Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq është takuar sot në New York me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, e cila ka deklaruar se Serbia “është në rrugën e duhur” dhe se në muajin dhjetor nuk do të ketë befasi lidhur me fillimin e negociatave me Serbinë.
Sipas mediumeve serbe, të clave i refertohet Titulli, ata dy kanë biseduar mbi gjysmë ore, kurse Nikolliq ka dalë i kënaqur nga ky takim.
Nikoliq tha se i ka shprehur përfaqësueses së lartë të BE-së disa, sipas tij, palogjikshmëri dhe parregullsi në prag të zgjedhjeve lokale (në Kosovë), gjë që “sjell në pyetje jo vetëm rregullsinë e zgjedhjeve por edhe mbështetjen tonë (të Beogradit) për ato zgjedhje”.
Si transmetojnë mediat serbe, Ashton ka thënë që së shpejti do të ndërmarrë masa lidhur me këto vërejtje të Beogradit, duke shtuar se “për disa nga to ajo nuk ka pasur informacione dhe të dhëna të mjaftueshme”.
“Nëse nuk kemi anëtarë tonë në këshillat zgjedhorë, nëse nuk kemi një anëtar në Këshillin Qendror Zgjedhor, nëse nga 11 000 votues të paraqitur nga Serbia vetëm 200 sish janë shpallur të vërtetë, atëherë kjo është shenjë që dikush po përpiqet të na mashtrojë”, i ka thënë Nikolliq Ashtonit.
Sipas tij, “Serbia pret shumë nga ato zgjedhje, në mënyrë që përfundimisht njerëzit e saj t’i drejtojë nga bashkëpunimi me Bashkimin Evropian dhe mbarë botën, t’iu sigurojë legjitimitet e legalitet dhe që të mos quhen më terroristë apo institucione paralele”.