Në kuadër të agjendës zyrtare për shënimin e 25 Vjetorit të Çlirimit të Komunës së Kamenicës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka organizuar aktivitete të shumta të cilat festën e kanë bërë edhe më të bukur.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve ka qenë edhe koncerti nga Hysnije Latifaj që është mbajtur në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati’ në Kamenicë.
Në kuadër të kësaj performance ajo ka sjellur shumë mjeshtërisht vepra të njohura si ato të Bach, Schubert, Schulhoff e Qafoku. /2LONLINE/