Gjilan – (2LONLINE) – Kryetari i Aleancës së të Rinjve në Gjilan, njëherit kandidat për asamblenë komunale Labinot Hyseni, ka përmbyllur vazhdën e takimeve me nëndegë, me vizitën në nëndegën e ARK-së në lagjen “Arbëria II dhe IV”.
Hyseni, ka takuar të a të rinjtë e lagjes Arbëria, të cilët me pjesëmarrjen e tyre kanë treguar se janë nëndegë e fortë dhe se po punohet drejt fitores më 3 nëntor.
“Pjesëmarrja e juaj sot tregon se Aleanca në Arbëri është e fortë dhe se ju jeni shembull që duhet të ndiqet edhe nga nëndegët e tjera”, ka thënë Hyseni.
Ai më tej ka folur edhe për programin zgjedhor të AAK-së, i cili do të bëhet publik në ditët në vijim, ndërsa ka thënë se alternativa më e mirë për çdo të ri, është Aleanca.
Kryetari i nëndegës së AAK-së në lagjen “Arbëria IV” Hysen Hajdari, i ka bërë thirrje të rinjve që ta shfrytëzojnë kohën që ka mbetur maksimalisht, në mënyrë që në nëntor të dalin të fuqishëm dhe ti tregojnë Gjilanit se kush është lagjja Arbëria.
Në këtë takim, pos një numri të madh të të rinjve, kryetari Hyseni është shoqëruar edhe nga anëtari i kryesisë dhe kandidati për këshilltar komunal Ardian Ademi, kryetarja e nëndegës së ARK-së në Dardania IV Shkenda Fera dhe anëtarja e kryesisë Arbëreshë Kryeziu. Ndërsa, takimi është bërë i mundur falë ndihmës të aktivistëve Fitim Bunjaku, Fadil Sylejmani dhe Selami Aliu. / 2lonline/