Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka pritur kryetarin e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.
Më pas kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e qendrës për qëndrim ditor për personat e moshuar.
Kryetari Alban Hyseni, tha se është projekti në vlerë mbi 3.5 milionë euro mes Shoqatës Jetimat e Ballkanit dhe Komunës së Gjilanit.
Më tej i pari i Gjilanit, shtoi se Halil Kastrati nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Gjilanit në bashkëpunim do të ndërtojnë qëndrimin ditor për të moshuarit, kuzhinën popullore dhe bujtinën për studentë.
“Bashkë për të mirën e përgjithshme”, tha Hyseni.
Ai shtoi se është i lumtur të pres humanistin Halil Kastratin nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.
Ndërsa Halil Kastrati, nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, tha se lajmi për kuzhinën është i gëzueshëm.
Ai shtoi se po ashtu është lajm i gëzueshëm edhe nënshkrimi i memorandumit me kryetarin Hyseni.
“Kjo është kuzhina e tretë që po bëhet dhe kjo është e rëndësishme. Qendra të tilla do të ndërtohen në tërë Kosovë”, tha Kastrati. /2LONLINE/