Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti kanë mbajtur një takim me ekipet e regjistrimit të popullsisë në Gjilan.
“Ky takim po bëhet për t’i dhënë edhe njëherë rëndësinë dhe kohën e përkushtimin tonë një procesi të rëndësishëm për vendin – Republikën, Regjistrimit të Popullsisë”, tha Hyseni.
I pari i Gjilanit, theksoi se bashkëbiseduan me anëtarë të Komisionit Komunal për regjistrim, mbikëqyrës dhe regjistrues, duke vlerësuar lart angazhimin e gjithsecilit që ka rol në këtë proces.
“Ju po e bëni këtë. Ju po angazhoheni në terren, secili në rolin e vet të rëndësishëm, qoftë si komision, mbikëqyrës apo regjistrues”, shtoi kryetari i Gjilanit.
Alban Hyseni, tutje tha se të gjithë bashkë synojnë rezultat sa më të mirë dhe një proces që përmbush standardet.
Kryeministri Kurti, ka thënë se për të ardhmen e shtetit shumë do të varet nga puna e këtyre javëve të mbetura në procesin e regjistrimit, që nisi me 5 prill. /2LONLINE/