”Arsim Dauti nga fshati Haxhaj është aktivisti më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje. Arsimi ka qenë dhe mbetet aktivist politik që është i përkushtuar për të mirën publike. Jemi bashkuar në rrugëtimin tonë për të vazhduar ndryshimin tashmë të jetësuar, ka bërë me dije Alban Hyseni, kreu i Vetëvendosjes në Gjilan, njëherësh kryetar komune.
Hyseni ka thënë se kalimi i Arsim Dautit në Lëvizje, është një tregues i rëndësishëm i dëshirës së shumë aktivistëve politik dhe qytetar të cilët besojnë që së bashku do të forcojnë realizimin e aspiratave të përbashkëta për një të ardhme më të mirë për Gjilanin.
‘”Me ndershmëri dhe përkushtim për Gjilanin që duam”, thotë Hyseni, pas prezantimit të Arsim Dautit në Vetëvendosje. /2LONLINE/