“Po vijojnë punimet e sinjalizimit të rrugëve në Komunën e Gjilanit”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili ndoqi nga afër punimet e shenjëzimit horizontal në rrugën “Lufta e Gjilanit 44”.
I pari i Komunës së Gjilanit, tha se sinjalizimi i rrugëve të qytetit tashmë ka filluar dhe se puna për sinjalizim do të vazhdojë në ditët në vazhdim.
“Për sinjjalizimin horizontal, vertikal dhe të pajisjeve rrugore në Komunën e Gjilanit, vlera e projektit është 340,000.00 euro”, ka bërë me dije kryetari Hyseni. /2LONLINE/