”Familjet në nevojë të cila jetojnë në dy ndërtesa sociale në Gjilan, do të kenë kushte më të mira për jetë. Kjo po bëhet pasi banesat e tyre, përmes investimit prej 500 mijë euro do të rinovohen plotësisht”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.
Ai ka shtuar se janë rreth 500 mijë euro që do të jenë investim për banesat sociale në Gjilan.
Sipas tij, ky projekt mbështetet nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, financuar përmes fondeve të Bashkimit Evropian, ndërsa komuna kontribuon me vetëm 10% të shumës totale.
I pari i Gjilanit, theksoi se investimi përfshin renovimin e plotë të dy objekteve si dhe instalimin e sistemeve të ngrohjes dhe klimatizimit.
“Një projekt për t’u kujdesur për ata që kanë më shumë nevojë, për të kursyer energjinë dhe për të ruajtur mjedisin”, tha Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit. /2LONLINE/