“Po vazhdon pastrimi, thellimi dhe zgjerimi i shtretërve të lumenjve në Komunën e Gjilanit. Këto angazhime po bëhen me qëllim të parandalimit të dëmeve milionëshe nga vërshimet”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Këto ditë kanë vazhduar punimet në fshatin Zhegër, për të vijuar pastaj në zonat tjera.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se mbi 20 mijë metra shtretër lumenjsh janë pastruar deri tani. Së fundmi, është pastruar lumi në fshatin Zhegër dhe puna do të vazhdojë me lumenjtë e tjerë.
“Siguria, parandalimi i vërshimeve dhe mbrojtja e mjedisit janë rezultatet e punës sonë”, tha Alban Hyseni.
Deri tash është bërë pastrimi, thellimi dhe zgjerimi i shtretërve të lumenjve Stanishor në Gjilan, Malishevë, Përlepnicë, Lladovë, përrocka në Kosaqë dhe Kmetoc, lumi te shkolla në Bresalc, kanali përgjatë rrugës së Kufcës, lumi te Isufajt dhe në Zhegër. /2LONLINE/