DYLON

Drita superiore mposhti Malishevën e pamposhtur deri më tani

Drita superiore mposhti Malishevën e pamposhtur deri më tani
Avatar photo Redaksia

Klubi i futbollit Drita nga Gjilani ka regjistruar fitoren e dytë në këtë edicion duke e mundur Malishevën (2:1).  

Skuadra  bardh e kaltër që drejtohet nga Zekirija Ramadani ka qenë dominuese dhe me të drejt i takoi fitorja ndaj një skuadre si Malisheva, e cilësuar si skuadre e fortë, pasi në katër xhirot e para ajo ishte e pamposhtur, tri fitore dhe një barazim, por që sot u gjunjëzua në Gjilan, për ta regjistruar edhe humbje e parë.

EkoHigjiena

Ndonëse në Superligë tani më janë luajtur pesë xhiro, për Dritën kjo ishte loja e tretë, dhe në fakt ky takim ishte ndeshje e mbetur e javës së parë, pasi skuadra gjilanase kishte angazhime në  lojërat e karakterit ndërkombëtar.

Kur jemi te ndeshja e sotme, Besnik Krasniqi i Dritës ishte ai që shënoi i pari, edhe atë nga penalltia për ta krijuar epërsinë për skuadrën vendëse. Goli erdhi në minutën e 25-të të takimit.

Në pjesëlojën e dytë, të dyja skuadrat shënuan nga njëherë, Drita duke ngritur epërsinë në 2:0, përmes Veton Tushës (59”), dhe mysafirët duke shënuar golin e vetëm, përmes Altin Aliut (79’)

Pra epilogu final i këtij takimi, Drita – Malisheva 2:1.

Tani Drita ka gjashtë pikë, por ka dy lojë më pak të zhvilluara.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.