Kreu i Komunës s ëGjilanit, Alban Hyseni ka bërë me dije se Komuna e Gjilanit, është fituese e Çmimit Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer (ELoGE).
“Kisha nderin që sot të pranoja Çmimin Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer nga Shoqata Evropiane për Demokraci Lokale – ALDA. Komuna e Gjilanit ka përfunduar me sukses procesin e Çmimit Evropian të Qeverisjes së Shkëlqyer (ELoGE) dhe ka arritur një nivel të lartë të qeverisjes, të krahasuar me 12 Parimet e Këshillit të Evropës në kuadër të Qeverisjes së Mirë Demokratike”, ka bërë me dije hyseni.
Ai tha se do të vazhdojnë të angazhohen dhe të përkushtohen në përmirësimin e performancës komunale dhe ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë.
“Për një qeverisje të drejtë dhe transparente”, ka përfunduar kryetari Hyseni. /2LONLINE/